Fjalë Kyçe

Për një synim, Albin Kurti vazhdon nesër tubimet në dy komuna

Për një synim, Albin Kurti vazhdon nesër tubimet në dy komuna

Me synim mobilizimin e qytetarëve për të rrëzuar Qeverinë përmes protestave, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të vazhdojë tubimet të shtunën në dy komuna: Podujevë dhe Mitrovicë.

Kurti, subjekti i të cilit nisi një fushatë për rrëzimin e Qeverisë nga Komuna e Vushtrrisë të premten, do të marrë pjesë në tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje në të dyja këto komuna të shtunën.

Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, tubimi i parë të shtunën do të mbahet në orën 13:00 në Podujevë dhe pas dy orësh do të mbahet tubimi i dytë në Mitrovicë.

Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet për protesta masive për rrëzim të Qeverisë, përveç kësaj ajo po tenton të ngrejë edhe mocion mosbesimi, për të cilin pritet që do ta marrë mbështetjen e të gjitha partive opozitare.

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një fushatë për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Përmes disa tubimeve me qytetarë Lëvizja Vetëvendosje pretendon të shkojë drejt protestave masive dhe drejt një mocioni mosbesimi, që mund ta rrëzojë Qeverinë.

Nën logon “Kundër PAN hajnisë” i pari i Vetëvendosjes Albin Kurti po pret që të marrë mbështetje të qytetarëve e të deputetëve për të shkuar sa më parë në zgjedhje të reja.