Fjalë Kyçe

Për shkak të motit jostabil, ndërpritet procesi i dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Për shkak të motit jostabil, ndërpritet procesi i dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se kanë ndërprerë procesin e dezinsektimit hapësinor, i cili ka filluar ditën e shtunë me 27 korrik.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se, procesi i dezinsektimit është ndërprerë për shkak të reshurave të shiut dhe motit jostabil.

Komuna e Prishtinës, bën të ditur se dezinsektimi hapësinor do të vazhdojë sipas orarit të planifikuar nëpër lagje porsa kushtet atmosferike të jenë optimale për vazhdimin e këtij procesi.

Faza e katërt e dezinsektimit ka përfshirë këto lagje: Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqëve), Tophane.

Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari.

Prishtina e re (Vetërnik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e trimave dhe Vneshtat.

Bregu i Diellit, Lagjja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re.

Tasligje, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe.

Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh, Tenezhdoll, Vranidoll.