Fjalë Kyçe

Për tërmetin në Shqipëri, Vuçiq: Serbia do të jetë një nga donatorët më të mëdhenj

Për tërmetin në Shqipëri, Vuçiq: Serbia do të jetë një nga donatorët më të mëdhenj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij do të jetë në mesin e donatorëve më të mëdhenj që po e ndihmojnë Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai ka paralajmëruar se Qeveria e Serbisë të hënën do ta marrë vendimin për ndarjen e një shume të madhe parash për të ndihmuar në rindërtimin e zonave në Shqipëri që janë goditur nga tërmeti.

“Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia për të gjitha familjet e personave që vdiqën në këtë tërmet të tmerrshëm që e goditi Shqipërinë”.

“Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë domethënëse parash Shqipërinë. Besoj se Serbia do të jetë një nga tre ose katër donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën dhe vendet e tjera të prekura nga tërmeti në Shqipëri”.

Vuçiq i ka bërë këto komente në konferencën për media bashkë me liderët e tjerë ballkanikë pas takimit të tretë rajonal që ata e kanë pasë në Tiranë.