Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova duhet ta ruaj partneritetin me miqtë ndërkombëtarë dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Gjithë orientimi ynë, përpjekja jonë është shumë e drejtë. Ta mbrojmë atë që kemi bërë deri sot, ta ruajmë sovranitetin tonë në bashkëpunim me partnerët tonë ndërkombëtar”, ka thënë Veseli.
“ShBA-të janë vet Kosova. Aty ku është Amerika është edhe Kosova’, ka deklaruar Veseli.
Veseli, ka pohuar se nuk ka sovranitet dhe mbrojtje të territorit të Kosovës pa ShBA-në.
“E rëndësishme është partneritet me SHBA-të dhe gjithë orientimi politik është për kombin tim. Nuk ka sovranitet dhe mbrojtjet të territorit të Kosovës pa ShBA dhe partnerët tonë ndërkombëtarë”.
Por, Veseli nuk ka lën pa përmendur edhe iden e shkëmbimit të territoreve duke thënë se kjo nuk do të ndodhë.
“Mitrovica është një, s’do të ketë shkëmbim të territoreve, s’ka Asociacion me kompetenca ekzekutive”.
Ndërsa, i pyetur rreth asaj se si është duke funksionuar koalicioni qeverisës, Veseli ka thënë se kjo ka pak rëndësi.
“Pak kanë rëndësi çështjet e brendshme edhe karrikat prej times e rend”, ka thënë ai.
Këto komente Veseli i bëri gjatë homazheve tek shtatorja e Zahir Pajazitit./Gazeta Alo/