Atdhe Arifaj, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka qenë i dënuar edhe për sulm, ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2016’të, ka kërkuar nga VV’ja që ta largojnë statusin e urimit për LDK’në në për 30 vjetorin e themelimit, duke thënë se ky postim është degradues dhe se marre duet me ju ardhur.
Arfii i ka kërkuar VV’së që menjëherë ta largojnë statusin denigrues e antikombëtar në faqen e VV’së.
Ai ka thënë se aman mos na detyroni që të ndryshojmë programin politik të statusit të VV’së, duke përmendur faktin se lëvizja paqësore e kishte shpallur UÇK’në si terroriste.
“Hiqne statusin nga fb’u aman mos na detyroni ta ndryshojme programin politik e statusin e LVVse. “Rezistenca (levizja) paqesore ne Kosove, si e tille argumentuar edhe nga prof. Hoti vec rezitence nuk ishte. Nuk ia doli ta ndal gjenocidin e spastrimin etnik, nderkohe UCKne qe perpiqej me djerse e gjak per keto gjera e pati shpallur terroriste”, ka shkruar Arifi ndër të tjera.
Ai tutje ka thënë se Ibrahim Rugova luste që t’i ndalen bombardimet e NATO’së se i ‘rrezikohej familja ndërsa ka përmendur që Rugova nuk e ka vizituar kurrë familjen Jashari siç vizitoi Miloshevicin.
“Dr. Rugova luste qe ti ndalen bombardimet e NATOs se i “rrezikohej familja”. Dr. Rugova e vizitoi kasapin e Ballkanit por kurr familjen Jashari…* Statusi eshte degradim i kesaj faqeje ** marre duhet me iu ardh”, ka përfunduar Arifi.