Fjalë Kyçe

“Përdhunimi nuk ndodh vetëm në luftë”, Vasfije Krasniqi kërkon që të publikohen emrat e dhunuesve

“Përdhunimi nuk ndodh vetëm në luftë”, Vasfije Krasniqi kërkon që të publikohen emrat e dhunuesve

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Vasfije Krasniqi ka kërkuar që të publikohen emrat dhe mbiemrat e përdhunuesve në Kosovë. Në këtë mënyrë sipas saj, do të prandaloheshin rastet e ngjashme në të ardhmen.

“Ne duhet me qenë sa më të lirshëm me fol se dhuna nuk është që ndodh vetëm nëpër luftëra. Këto ndodhin për çdo ditë. Po ndodhin edhe në Kosovës, po ndodhin edhe më të miturat”, tha Krasniqi në emisionin “8à8 me Adelina Ismaili”

“Duhet me fol dhe unë jam e pajtimit që dhunuesit pa marrë parasysh ata të publikohen me emër e mbiemër se kush janë se çka po ndodh në Kosovë në ditët e sotme, me nxënës nëpër shkolla, me të fëmijë të vegjël dhe të mitur”, shtoi ajo.

“Unë mendoj se është e tmerrshme se për me parandalu diçka, atëher kur ti ja publikon emrin njërit e bllokon të dytin mos me vepru sepse dihet se del në publik dhe besoj se kjo do i zbraps pak ata”, theksoi ajo.

Ajo thotë se në Kuvend do të kërkojë drejtësi për viktimat e dhunës.

“Në rastin tim unë s’kam fitu drejtësi por do të luftoj për të tjerat dhe kjo është arsyeja kryesore pse unë i kam hy politikës”, tha Krasniqi.