Fjalë Kyçe

Përdhunoi të miturën dhe i “mbylli gojën”, arrestohet pas 2 javësh 47-vjeçari në Shqipëri

Përdhunoi të miturën dhe i “mbylli gojën”, arrestohet pas 2 javësh 47-vjeçari në Shqipëri

Një tjetër e mitur është abuzuar seksualisht nga një burrë. Ngjarja ka ndodhur në Mat, aty ku është arrestuar 47 vjeçari Urim Cenuka i cili akuzohet se ka përdhunuar një 12 vjeçare.

Abuzimi sipas policisë ka ndodhur dy javë më parë. Dje 47 vjeçari e ka kërcënuar të miturën që të mos flasë, por ajo u ka treguar familjarëve. Bashkë me to ditën e djeshme e mitura ka bërë kallëzim në komisariat duke treguar ngjarjen e rëndë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar. E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”, thotë policia përcjell abcnews.al

47 vjeçari akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja””. Ngjarjet e rënda të abuzimit seksual janë kthyer në kambanë alarmi në vend. Vetëm djeu raportua një tjetër rast në Durrës, ku u arrestua një 50 vjeçar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij. Sipas policisë,  50 vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.