Përdorimi i tepruar i telefonave celularë sjell efekte negative për shëndetin. Gjykata e Apelit në Torino ka konfirmuar se ekziston një lidhje midis përdorimit të telefonit celular dhe shfaqjes të disa llojeve të kancerit.
Gjykata e Ivreas kishte dënuar në Itali Inailin, pronar i një kompanie të madhe, që të paguante një pension të përjetshëm për Roberto Romeo, 57-vjeç, punonjës i kësaj kompanie, i cili ishte diagnostikuar me kancer, duke e cilësuar si sëmundje profesionale pasi kishte përdorur celularin e tij për më shumë se tre orë në ditë për 15 vjet.
Gjykatësi i Ivreas, Luca Fadda, kishte pranuar se tumori beninj ishte shkaktuar nga përdorimi jo i duhur i telefonit celular.
Ndërkohë, siç transmeton Shekulli, avokati shton se është hapur një faqe webi neurinomi.info, ku përdoruesit gjithashtu mund të gjejnë këshilla për përdorimin e saktë të telefonit celular.
“Unë kam qenë i detyruar të përdor gjithmonë celularin tim për të biseduar me bashkëpunëtorët dhe për të organizuar punë – thotë burri. Për 15 vjet kam bërë telefonata të panumërta, madje njëzet e tridhjetë minuta, në shtëpi, në makinë. Pastaj fillova të kem ndjesia e vazhdueshme e veshëve të bllokuar, të çrregullimeve të dëgjimit. Dhe në 2010 u diagnostikova me kancer. Tani nuk mund të dëgjoj më asgjë nga veshi im i djathtë sepse nervi im akustik është hequr “.