Real Madridi përveç lojtarëve, do të kryej një operacion edhe sa i përket trajnerit pasi Solari do të shkarkohet pas rezultateve negative në të tre kompeticionet ku Reali ishte pjesë e tyre.
Florentino Perez është i gatshëm të ofroi 170 milion euro për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane si dhe trajnerin e tyre, Mauricio Pochettino në rast se Zidane refuzon rikthimin, raporton Todomercadoweb.
Në marrveshje mund të përfshihet edhe Gareth Bale i cili me shumë gjasa do të largohet përfundimisht në fund të këtij edicioni.
Tani, Perez do të duhet të negocioi me presidentin e Spurs, Levy i cili njihet si një president i cili është veshtire për t’u negociuar me çmime të ulëta.