Këngëtarja Jonida Maliqi po përgatitet për perfomancën e saj në Eurovizion, i cili pritet të mbahet në maj. Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Kthehu Tokës”.
Mbrëmjen e sotme ajo ka publikuar klipin me të cilin do të shfaqet në këtë kompeticion bërë nga “Triangle Media Group”, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i surprizave, që është duke përgatitur për në Tel Aviv.
E veshur me një fustan të ideuar nga stilisti Ardi Asllani dhe me një klip, i cili përfaqëson më se miri idenë e këngës, që ka të bëjë me emigracionin jo vetëm si një plagë që po ndodh në Shqipëri por në mbarë botës, Jonida ka mahnitur ndjekësit.