Vikendin që lamë pas në Tajlandë u mbajt finalja e “Miss Universe”, një kompeticion bukurie ku morën pjesë 94 shtete nga e gjithë bota.
Këtë vit Kosova u përfaqësua nga Zana Berisha, e cila nuk arriti të fitoi ndonjë çmim.
Madje përfaqësuesja nga Kosova, u tregua mjaftë e dobët edhe kur foli për shtetin e saj.
Ajo nuk ishte aspak e përgatitur dhe nuk kishte dijeni rreth historisë së vendit të saj.
Në këtë video mund të shihni se si Miss Universe Kosova bën përsëritje të shumta.
Pa asnjë emocion dhe siguri ajo flet për shtetin e saj, sikur nuk e njihte aspak.
Një dështim ky i radhës nga ana e saj, e cila përveç që u kthye duar bosh, edhe nuk diti të na përfaqësoi siç duhet.