Fjalë Kyçe

Përfaqësues të qeverisë dhe bizneseve amerikane në Kosovë, presidentja lajmëron takim me ta

Përfaqësues të qeverisë dhe bizneseve amerikane në Kosovë, presidentja lajmëron takim me ta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të presë përfaqësues të qeverisë amerikane dhe zyrtarë të bizneseve.

“Sot në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit”, ka njoftuar Zyra e Presidentes.

Takimi do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.