Fjalë Kyçe

Përfaqësuesit e BE-së i thonë Abdixhikut se po përpiqen të sigurojnë vaksina për Kosovën

Përfaqësuesit e BE-së i thonë Abdixhikut se po përpiqen të sigurojnë vaksina për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim miqësor me përfaqësues të lartë të BE-së, Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi Olivér Várhelyi, zëvendëskryetarin e Grupit të PPE për Zgjerim, Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësi Jugore në Parlamentin Evropian Andrey Kovatchev dhe një numër eurodeputetësh e raportuesish nga Parlamenti Evropian.

Në njoftimin e LDK-së përfaqësuesit e BE-së vlerësuan lart pjesëmarrjen e kësaj partie në procesin e votimit dhe përgëzuan Abdixhikun për rolin konstruktiv që LDK-ja ka luajtur duke i hapur rrugë zgjedhjes së presidentes.

Po ashtu, njoftuan kryetarin Abdixhiku që BE-ja është duke finalizuar përpjekjet që, përveç kanalit COVAX, shumë shpejt të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit.

Abdixhiku falënderoi përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen që kanë dhënë për Kosovën duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit dhe një përshpejtim të procesit të integrimit.