Fjalë Kyçe

Banorët e Orllanit kërkojnë që sa më parë të kalojë Rregullorja për përzgjedhjen e këshillave të fshatrave

Banorët e Orllanit kërkojnë që sa më parë të kalojë Rregullorja për përzgjedhjen e këshillave të fshatrave

Përfaqësues nga “Iniciativa Qytetare e Orllanit”, kanë zhvilluar sot një takim me nënkryetarin e Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, takim ky në të cilin është diskutuar për çështje të ndryshme.

Çështjet të cilat u diskutuan ishin Rregullorja për zgjedhjen e Këshillave Lokale në Fshatra, e cila pritet të kaloj në Kuvend rreth muajit Mars, shkruan Gazeta Alo.

Po ashtu u diskutua edhe për realizimin e projektit të Ujësjellësit dhe Ngecja e Projektit të Kanalizimit në fshatin Orllan, për të cilat u dakorduam që së shpejti të organizohet një tryezë, së bashku me zyrtar nga MMPH, Zyrtar nga Komuna e Podujevës dhe zyrtar nga KRU Prishtina./Gazeta Alo/