Fjalë Kyçe

Përfolet shumë për jetën luksoze e shkuarjet në Dubai, e njihni vogëlushen në këtë imazh

Përfolet shumë për jetën luksoze e shkuarjet në Dubai, e njihni vogëlushen në këtë imazh

Flasim për Arta Nitjan, vajzën nga Peja e cila u bë e njohur fillimisht në rrjetet sociale e më pas edhe me pjesëmarrjen në serialin vendor “O sa mirë”.

Arta është mjaft e ndjekur në instagram ku komentohet shumë për pozat provokuese që ndan për ndjekësit e saj. Ajo po ashtu përflitet shumë edhe për jetën luksoze e vizitat e shpeshta në Dubai.

Së fundmi modelja ka postuar një imazh nga fëmijëria e saj.

“Arta e vogël”, shkroi ajo krahas imazhit të këndshëm.

Ndryshe, Arta së shpejti do të shfaqet edhe në klipin e radhës së këngës më të re të Dafina Zeqirit.