Fjalë Kyçe

Performanca e mrekullueshme e Rita Orës në “Sydney State Theatre”

Performanca e mrekullueshme e Rita Orës në “Sydney State Theatre”

Rita Ora dhuroi performancë mahnitëse në Sidnej.

Artistja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, ka realizuar performancë mahnitëse në “Sydney State Theatre”, ku këndoi hitin “Bang Bang”, shkruan lajmi.net.

Ajo këndoi versionin akustik të kësaj kënge, ku mahniti të gjithë me zërin unik, ndërsa pranoi komplimente për këtë paraqitje.

Rita u shfaq e veshur me një fustan me lule, e me flokë të lëshuara në kraharor, teksa dukej në formë të mirë dhe tërheqëse.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Kujtojmë se Rita Ora së fundi është përfolur për një lidhje dashurie me regjisorin australian, Taika Waititi.

Madje, ajo u fotografua teksa po shoqërohej bashkë me të në një event dhe të dy nuk lanë më dyshime, ngase u panë si çift.