Fjalë Kyçe

Përfshihet nga flakët një shtëpi në rrugën “Rizah Matoshi” në Ferizaj

Përfshihet nga flakët një shtëpi në rrugën “Rizah Matoshi” në Ferizaj

Një shtëpi sot është kapluar nga zjarri në rrugën “Rizah Matoshi” në Ferizaj, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Sipas tij, shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen, deri në marrjen e raportit nga ekspertiza.

Ndërkaq, siç tha ai zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes.

“Nuk ka persona të lënduar. Policia dhe zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit”, ka thënë shkurt Gashi. /Telegrafi