Fjalë Kyçe

Përfshihet nga flakët një veturë në “Lakrishte”

Përfshihet nga flakët një veturë në “Lakrishte”

Një veturë është përfshirë nga flakët sot në lagjen “Lakrishte” në kryeqytet.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e “Bill Klinton, në Prishtinë, ku është djegur pjesërisht, një veturë e cila ishte në lëvizje”.
“Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo.