Fjalë Kyçe

Përfshihet nga flakët shtëpia në Gjirokastër, shkak soba e drurit, shpëtojnë mrekullisht tre pjesëtarët e familjes

Përfshihet nga flakët shtëpia në Gjirokastër, shkak soba e drurit, shpëtojnë mrekullisht tre pjesëtarët e familjes

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në lagjen ‘Kodra e Shtufit’ në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas raportimeve paraprake mësohet se fatmirësisht tre anëtarët e familjes Fejzo që gjendeshin brenda banesës një katëshe kanë arritur të dalin jashtë në kohë dhe kanë shpëtuar.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel mësohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba me dru. Një shkëndije prej sobës ka bërë që të marrë fillimisht flakë një shtroje e sallonit dhe më pas zjarri ka përfshirë të gjithë dhomën e ndenjjes.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale në dhomën ku kanë rënë zjarri.