Fjalë Kyçe

Përfshihet nga zjarri lokali i “Burger King” në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri lokali i “Burger King” në Prishtinë

Është përfshirë nga zjarri lokali i “Burger King” që ndodhet te kompleksi “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e policisë dhe zjarrfikësve për të shuar zjarrin.

Në disa pamje të publikuara shihen duke ndërhyrë zjarrfikësit për të shuar zjarrin.

Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje për rastin.