Fjalë Kyçe

Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj, arrestohet një person

Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj, arrestohet një person

Është përfshirë nga zjarri një banesë në Skenderaj, teksa nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Rreth orës 03:00, është raportuar për një incident zjarri i ndodhur në një banesë në rrugën Fehmi e Xhevë Lladroci në Skenderaj. Zjarrfikësit të kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor”.

Teksa rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.