Fjalë Kyçe

Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë

Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë

Një hotel në Brezovicë është përfshirë nga zjarri të shtunën paradite, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për ta shuar zjarrin, ka njoftuar Policia.

Aktualisht, sipas njoftimit, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Për çdo informacion shtesë, do të bëjmë njoftime në vijim”, ka njoftuar Policia.