Fjalë Kyçe

Përfshihet nga zjarri një objekt në komunën e Istogut

Përfshihet nga zjarri një objekt në komunën e Istogut

Një objekt në komunën e Istogut të dielën është përfshirë nga zjarri, duke u djegur tërësisht.

Ndërkaq nuk është raportuar për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i zjarrfikësve si dhe pjesëtarë të Policisë të Kosovës.

Ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar zjarrin.

Njësitet kompetente po merren me rastin.

https://www.facebook.com/Radiofontana.org/videos/2020560654904207/