Fjalë Kyçe

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Pejë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Pejë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “7 Shtatori” në Pejë, raporton Express.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 05:20 kemi marrë informacionin se një shtëpi është përfshirë nga zjarri dhe njësiti i zjarrëfikësve ka intervenuar, nuk ka të lënduar. Eksperti i zjarreve e konstaton shkakun”, tha Rugova.