Fjalë Kyçe

Përfundojnë 45 minutat e para, kjo skuadër më afër Ligës së Parë

Përfundojnë 45 minutat e para, kjo skuadër më afër Ligës së Parë

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes së barazhit e vlefshme për Ligën e Parë mes Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës.

Derbi lokal nisi më mirë për Dardanën që shënuan herët nëpërmjet Adonis Dodollit për 0-1.

Po zhvillohej minuta e 13-të kur ndeshja u ndërpre pas reshjeve të mëdha të shiut në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sheshi.

Por takimi rifilloi dhe Dardana vazhdoi të luaj më mirë ku arriti të shënonte edhe një gol me autor të njëjtë Adonis Dodollin.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan me rezultat 0-2 në të mirë të Dardanës që është afër rikthimit në Ligën e Parë.