Fjalë Kyçe

Përfundon intervistimi i Hysri Peqanit (Burdushi), deklarohet i pafajshëm

Përfundon intervistimi i Hysri Peqanit (Burdushi), deklarohet i pafajshëm

Pas dy orësh, ka përfunduar pjesa e parë e marrjes në pyetje të Hysri Peqanit, të njohur me emrin Burdushi. Pjesa tjetër e intervistimit pritet të mbahet javën e ardhshme.

Avokati i Peqanit, Asdren Hoxha, ka thënë se klienti i tij është deklaruar i pafajshëm për të katër akuzat për të cilat Prokuroria Themelore e Prizrenit pretendon se i ka kryer.

Ndërkaq, Hoxha është shprehur se Peqani nuk do ta vazhdojë grevën të cilën e kishte nisur, pasi sipas tij ajo tashmë e ka arritur qëllimin e saj.

Burdushi që për shumë vjet ka qenë i njohur si mjek popullor është dënuar për mashtrim dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe shmangie të tatimit.

Burdushit, me vendim Gjykatës, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, ashtu që kjo masë do të zgjatë deri më 16 shkurt 2019.