Kryesia e Kuvendit sot është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e 41 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë.
Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk ka folur për media.
Ai vetëm iu ka bërë ftesë mediave që të përcjellin vazhdimin e seancës së rregullt e cila është paraparë të mbahet sot.