Trepça ’89 do të bëj gara në eliten e futbollit kosovar edhe edicionin e ri, shkruan Gazeta Alo.
Skuadra nga Mitrovica ka siguruar Superligën pasi në ndeshjen vendimtare të barazhit ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit.
Trepça ’89 e ka mundur Vëllaznimin me rezultatin 4:2 në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golat i shënuan Asane, Manaj, Hyseni dhe Hoti për Trepçën ’89, ndërsa Bardhoku dhe Murati për Vëllaznimin. /Gazeta Alo