Të hënën në Kamenicë është arrestuar një person pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një person të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Kamenicë, ku pas një mosmarrëveshje rreth punimit të orendive të një kuzhine, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.