Ka përfunduar e qetë protesta në Gjakovë. Kjo pasi policia e Kosovës bëri të ditur se pelegrinët serbë nuk do të vijnë.
Komandanti i Policisë në Gjakovë Kristë Gjokaj ka bërë të ditur se pelegrinët serbë nuk do të vijnë sot në Gjakovë, raporton KTV.
Ai ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për vizitë nga ta.