Fjalë Kyçe

Përfundon takimi i jashtëzakonshëm mes krerëve të koalicionit qeveritarë

Përfundon takimi i jashtëzakonshëm mes krerëve të koalicionit qeveritarë

Ka përfunduar para pak minutash takimi mes drejtuesve të partive të koalicionit qeveritar.
Në këtë takim, të zhvilluar në ambientet e Qeverisë së Kosovës, kanë marrë pjesë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Asnjëri nga ta nuk janë prononcuar për media pas takimit.
Ky takim i jashtëzakonshëm vjen pas përplasjeve mes partnerëve të koalicionit qeveritarë, PDK-së dhe AAK-së, për largimin e taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
PDK-ja po kërkon që Qeveria të suspendojë taksën për 120 ditë, që po kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Haradinaj e po përkrahet edhe nga Limaj.
Ky zhvillim e kanë sjellë qeverinë Haradinaj në pikën më kritike të funksionimit që nga koha e themelimit të saj në shtator të vitit 2016. /Gazeta Alo