Ka përfunduar takimi i kryeministri Albin Kurti me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Pas takimit nga asnjëra palë nuk ka pasur deklarime për media.
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka folur pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani duke thënë se Kosova ka treguar përkushtimin e saj sa i përket rrugës drejt përafrimit me BE, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Varhelyi, këtu ka përmendur qëndrimin e Kosovës rreth agresionit rus në Ukrainë. Ai ka thënë se është një gjë që duhet të çmohet, duke marrë parasysh sfidat gjeopolitike që po i shkakton kjo luftë.
Varhelyi, foli edhe për dialogun me Serbinë, teksa tha se është esenciale që të dyja palët të zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja, përfshirë këtu Asociacionin.
“Mendojmë që është bërë një progres vitin e kaluar. Tani është esenciale që të dyja palët të ofrojnë edhe t’i zbatojnë të gjitha obligimet sepse duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe të ecim para”.
“Qëllimi i vizitës nuk është t’ua përkujtoj, por të gjitha palët duhet t’i zbatojnë marrëveshjet që janë dakorduar, përfshirë ato të vitit 2013 e 2015 për themelimin e Asociacionit”, u shpreh Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi.