Fjalë Kyçe

Përfundon takimi mes Johannes Hahn dhe Ramush Haradinajt, s’ka adresim për media

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj si dhe Komisionerit Johannes Hahn.

Pas këtij takimi asnjëri nga ta nuk janë deklaruar për media për të bërë ndonjë adresim në lidhje me atë se çfarë është diskutuar brenda dyerve të mbyllura, njofton Klan Kosova.

Megjithatë burime brenda zyreve të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur për Klan Kosovën se vizita e komisionerit Johannes Hahn në Kosovë ka të bëjë me kërkesën për tërheqjen e taksës 100% të cilën e ka vënë Kosova ndaj produkteve serbe, por edhe progresi dhe arritja e reformave të Kosovës në agjendën europiane.