Fjalë Kyçe

Përfundon takimi mes Kurtit dhe ambasadorëve të QUINT-it

Përfundon takimi mes Kurtit dhe ambasadorëve të QUINT-it

Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it në Kosovë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se detaje rreth këtij takimi do të jepen më vonë.

“Takimi me ambasadorët e shteteve të QUINT-it tashmë ka përfunduar. Për më shumë në lidhje me takimin do të njoftoheni nëpërmjet komunikatës për media”, është shprehur Kryeziu.

Kujtojmë se ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që ta shtyjë afatin për konvertimin e targave për 10 muaj, ndërsa Albin Kurti ka insistuar se nuk do të ketë shtyrje të sërishme të afatit.