Fjalë Kyçe

Përhapet zjarr në qendrën e studentëve në Tiranë

Përhapet zjarr në qendrën e studentëve në Tiranë

Një zjarr ka rënë pranë konvikteve të Qytet Studentit në Tiranë. Nga raportimet mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme duke rrezikuar edhe godinat e studentëve.

Mësohet se një banesë është djegur, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.

Kushtet atmosferike me erë bëjnë edhe më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërkohë që flakët po përhapen me shpejtësi.