Fjalë Kyçe

Përleshen për pronë, u konfiskohen edhe armë

Përleshen për pronë, u konfiskohen edhe armë

Për mosmarrëveshje pronësore, gjashtë persona në Prishtinë janë përfshirë në një përleshje fizike. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30 në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo.

Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e një të dyshuari ku është gjetur një pushkë gjuetie pa leje e cila është konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajte me vendim të prokurorit.

“Raportohet se  gjashtë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pas një mosmarrëveshje rreth një prone  janë përleshur fizikisht në mes vete. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar ku është gjetur dhe konfiskuar një pushke gjuetie. Nuk raportohet për te lënduar.  Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit  dërgohen në mbajtje”, njofton PK-ja, transmeton GazetaAlo.