Fjalë Kyçe

Përleshja brenda sallës së Gjykatës në Prizren, disa të arrestuar

Përleshja brenda sallës së Gjykatës në Prizren, disa të arrestuar

Sot në Gjykatën e Prizrenit është mbajtur seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e kuqe”, e cila u ndëpre pasi i njëjti e ka gjuajtur me shishe të dëmtuarin.

Lidhur me këtë, Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar një komunikatë për media, ku thuhet se janë arrestuar të dyshuarit e rastit.

Në njoftim thuhet se pas incidentit është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës, gardianëve të burgut dhe sigurimit të Gjykatës që ta ndalin përleshjen.

“Sot, në sallën numër 1 të Gjykatës Themelore në Prizren, deri sa po mbahej seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i akuzuar për krime lufte, pak para orës 12:00, deri sa po dëgjohej një dëshmitar, ka filluar një incident në mes të pranishmëve në sallë të gjykimit, dhe është ndërprerë seanca. Është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës, gardianëve të burgut, dhe i sigurimit të Gjykatës, (të cilët kanë qenë të pranishëm në sallë) për të ndërprerë incidentit, dhe për të liruar sallën e gjykimit, më pastaj Policia ka dërguar forca shtesë dhe kanë arrestuar të dyshuarit e rastit”, thuhet në njoftim.