Ka eskaluar situata ende pa nisur derbi i madh i Tiranës.
Në stadiumin “Selman Stërmasi” ku nga ora 19:00 fillon ndeshja, Tirana – Partizani, tifozët e dy skuadrave kanë tentuar përleshje.
Madje, tifozëria e Tiranës, Fanatics kanë thyer rrethojat e stadiumit dhe janë vërsulur drejt tifozëve të kuq.
Por reagimi i Policisë shqiptare ishte i shpejtë duke evidentuar situatën.