Fjalë Kyçe

Përleshje fizike në Prishtinë, gjashtë të lënduar

Përleshje fizike në Prishtinë, gjashtë të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përleshjes fizike, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 18:37.

“Raportohet se si pasoj e një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasojë e përleshjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim te prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të dyshuar lirohen në procedure të rregullt.