Fjalë Kyçe

Përleshje fizike në zgjedhjet e PDK-së në Raushiq të Pejës (Video)

Përleshje fizike në zgjedhjet e PDK-së në Raushiq të Pejës (Video)

Gjatë kuvendit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në fshatin Raushiq të Pejës, dyshohet se ka pasur një përleshje fizike midis disa personave.

Klan Kosova ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Pejës, mirëpo ky i fundit nuk ka pasur njohuri rreth këtij incidenti.

Dyshohet se procesi zgjedhor në nëndegën e Raushiqit është ndërprerë për shkak të mospajtimeve ndërmjet anëtarëve për mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar apo të arrestuar gjatë kësaj ngjarje.