Fjalë Kyçe

Përleshje mes disa personave në Gjakovë, theret me thikë një person

Përleshje mes disa personave në Gjakovë, theret me thikë një person

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në afërsi të gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë me ç’rast një person është therur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Afër gjimnazit “Hajdar Dushi” ka ndodhur në përleshje mes disa personave, ku një person është therur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës. Ndërsa personi i dytë është lënduar dhe është dërguar në ambulancën e qytetit“, ka thënë Gjurkaj.

Poashtu ai ka bërë me dije se policia ka dalë  në vend të ngjarjes dhe se hetimet janë në zhvillim.