Fjalë Kyçe

Përleshje mes femrave, njëra nga to e rrah edhe policen

Përleshje mes femrave, njëra nga to e rrah edhe policen

Një përleshje fizike në mes disa femrave ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë.

Policia njoftoi se janë arrestuar tri të dyshuara femra, të cilat pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër.

Njëra prej të dyshuarave në stacion policor nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe kishte sulmuar fizikisht zyrtaren policore.

Si pasojë e sulmit zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor, e dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar në polici për ‘sulm ndaj personit zyrtar& lëndim I lehtë trupor’.