Fjalë Kyçe

Përmbys traktorin nga inati: Bie në një përrua, rrezikohen zyrtarët e APK’së

Përmbys traktorin nga inati: Bie në një përrua, rrezikohen zyrtarët e APK’së

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në fshatin Zebincë të Novobërdës, shkruan GazetaAlo.

Një person ka devijuar qëllimisht traktorin e tij e më pas e ka përmbysur në një përrua ku i kishte rrezikuar zyrtarët e APK’së.

Sipas raportit të Policisë, personi në fjalë po transportonte drunj në mënyrë ilegale, andaj zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës kishin vendosur t’ia konfiskonin një sasi prej tyre.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaAlo/