Fjalë Kyçe

Përmbyset varka, humbin jetën katër persona në Shkodër

Përmbyset varka, humbin jetën katër persona në Shkodër

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku për shkak të erës së fortë është përmbysur një varkë në liqen.

Si pasojë e përmbysjes së varkës, kanë humbur jetën 4 persona. 3 prej personave që kanë humbur jetën janë anëtarë të familjes Zeta nga Mali i Zi dhe një tjetër nga Podgorica, shkruan syri.net.

Lajmi është bërë i ditur nga, Radojica Rašovi një tjetër person, i cili ishte në të njëjtën varkë me viktimat.

Sipas dëshmitarit janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre, dhe një djalë i cili u përpoq t’i shpëtonte ata.

Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastirin Vranjina, por të tjerët arritën që të dalin në breg, duke shpëtuar.