Fjalë Kyçe

Përmbytet Vlora

Përmbytet Vlora

Reshjet e shiu kanë përfshirë gjithë Shqipërinë në mëngjesin e sotëm.

Qyteti i Vlorës është përmbytur nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë mëngjesit të sotëm. Raportohet se disa lagje dhe akse rrugore të Vlorës, ndodhen nën pushtetin e ujit.

Bëhet me dije se lagjja “28 Nëntori”, zona e “Skelës”, lagjja “Pavarësia”, në këto momente janë të bllokuara nga uji. Kjo vështirëson qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e kalimtarëve. Ndërkohë, reshjet e shiut vazhdojnë që të bien me intensitet të lartë.