Fjalë Kyçe

Përmendja e fjalës “gjenocid” nga zyrtarët e Kosovës, ka shkaktuar tensionin te Vuçiqi

Përmendja e fjalës “gjenocid” nga zyrtarët e Kosovës, ka shkaktuar tensionin te Vuçiqi

Takimi ka pasur disa tensione dhe kjo ka ndikuar edhe në shtyrjen e darkës për më shumë se një orë.

“Ajo që ka tensionuar takimin me gjasë ka qenë përmendja e fjalës “gjenocid” nga ana e zyrtarëve të Kosovës. Kjo duket që ka nervozuar Vuçiqin që ka reaguar disa herë dhe më pas ka shkaktuar edhe tensione tjera që më pas kanë ndikuar për të mos vazhduar takimi sipas planit”, tha Fidan Rama, drejtori i informacionit në RTV Dukagjin.

Edhe analisti Astrit Gashi ka thënë se Vuçiqi gjatë këtij takimi ka kërcënuar disa herë për largim nga takimi.

“Duhet të themi se Vuçiqi ka ardhur në tavolinë me liderët e Kosovës edhe pse kishte deklaruar se një gjë të tillë nuk do ta bënte derisa Kosova nuk e hek taksën…Që ka pasur një ndryshim të agjendës kjo është e sigurt dhe këtu tregohet se diçka nuk ka shkuar mirë”, tha ndër të tjera Astrit Gashi.