Fjalë Kyçe

Përmirësohet moti, ja sa do të arrijnë temperaturat të dielën dhe ditëve në vijim

Përmirësohet moti, ja sa do të arrijnë temperaturat të dielën dhe ditëve në vijim

Të shtunën reshjet pushojnë, e nga e diela edhe intervale me diell. Në fillim të javës mot stabil, me diell e vranësira si dhe me rritje të temperaturave gjatë ditës.

Sipas Prishtina Weather ditën e shtunë parashihet që të reshurat që ranë ditëve të fundit të pushojnë, e nga dita e diel edhe vranësirat fillojnë të shpërndahen.

Në ditët e para të javës së ardhshme, pritet të mbajë mot stabil, me diell e vranësira, e pa të reshura, e nga dita e mërkurë do të ketë edhe më shumë kthjellime dhe diell.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten mundësi për mjegull apo vranësira të ulëta.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë përreth vlerave të pranueshme dhe të mira ditën e shtunë, e nga dita e diel dhe hënë, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e ndotësit ajror mund të shënojnë rritje në koncentrime, ndërsa indeksi do të kaloj edhe në vlera mesatare, e ditën e hënë edhe në të dobëta.

16.10 – Kryesisht vranët, në mëngjes me mundësi për riga lokale shiu, e në zona malore me borë. Pasdite dhe në mbrëmje të reshurat pushojnë.

17.10 – Paradite vranësira, që gjatë ditës fillojnë të shpërndahen ku priten edhe intervale me diell.

18.10 – Vranësira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira me mundësi për mjegull/vranësira të ulëta.

19.10 – Intervale më të gjata me diell, e ditën edhe vranësira kalimtare.

18.10 – Kryesisht me vranësira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

Temperaturat minimale luhaten nga 4C-6C, e maksimale në rritje graduale deri në 12C ditën e diel, e të mërkurën edhe deri në 17C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, por më dominuese nga veriu 3-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale.