Fjalë Kyçe

Përparim Rama: Do t’i ushqejmë qentë endacakë që të mos na sulmojnë

Përparim Rama: Do t’i ushqejmë qentë endacakë që të mos na sulmojnë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se problemi i qenve endacakë në kryeqytet “nuk është i pazgjidhshëm por duhet trajtim serioz”.

Rama thotë se qentë e ushqyer nuk sulmojnë.

“Intervenimi që kemi marrë që kemi shtuar pikat prej pesë deri në 23 dhe është organizata që i ushqen çdo ditë”, tha Rama.

Ai tha se gjithë këtë kohë ka mësuar shumë rreth qenve.

“Është e studiuar se nëpër zonat ku qentë faktikisht janë ushqyer nuk kanë sulmuar, domethënë nuk sulmojnë. Ato zona janë të sigurta”, tha Rama në emisionin Pressing në T7.

Tha se i vjen keq për ata që janë sulmuar nga qentë.

“Më vjen keq për të gjithë personat që sulmohen”, tha ai.

“Kjo çka jemi duke e bërë është për të menaxhuar problemin e qenve. Nuk mundemi me dal me i mbyt qentë, ajo është joligjore”, tha Rama.