Fjalë Kyçe

Përparim Rama i dhuron nesër Gjukanoviqit “Çelësin e Qytetit”

Përparim Rama i dhuron nesër Gjukanoviqit “Çelësin e Qytetit”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit” Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanovic, i cili nesër do të vizitojë edhe Komunën e Prishtinës.

Sipas njoftimit të komunës, ceremonia do të mbahet në orën 15:00, në ndërtesën e vjetër të komunës.

“Me rastin e vizitës së tij në Kosovë, Presidenti i Malit të Zi Sh.T. Milo Gjukanovic, do të vizitojë edhe Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit z. Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. Komuna e Prishtinës ju fton në ceremoninë e dekorimit me “Çelësin e Qytetit” për Presidentin e Malit të Zi Sh.T. Milo Gjukanovic, nesër, në ora 15:00, në ndërtesën e vjetër të Komunës”, thuhet në njoftim.