Fjalë Kyçe

Përparim Rama për Ibrahim Rugovën: Përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona

Përparim Rama për Ibrahim Rugovën: Përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka kujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Rama tha se Rugova do të jetë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.

“Sot kujtojmë Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e parë të Republikës së Kosovës, intelektualin, akademikun dhe kritikun letrar. I përulemi përgjithmonë jetës dhe veprës së tij, si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, lëvizjes për çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.” shkroi Rama në një postim në Facebook.